Bota

Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Torre dei Conti një kullë mesjetare në Forumin Perandorak të kryeqytetit italian, u shemb gjatë punimeve të rinovimit.

3 Nëntor 2025, 16:07 Nga E.d
Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei
Foto ilustruese

ITALI- Një pjesë e një kulle të lashtë romake me pamje nga Koloseu është shembur, duke lënë disa punëtorë të bllokuar nën rrënoja. Torre dei Conti një kullë mesjetare në Forumin Perandorak të kryeqytetit italian, u shemb gjatë punimeve të rinovimit.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas raporteve fillestare, disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Një punëtor 64-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pas një dëmtimi në kokë. Ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga rrënojat të cilat binin nga lartësia e ndërtesës.

Rrugët përreth monumentit kryesor janë mbyllur, ndërsa shërbimet e emergjencës punojnë në vendngjarje.Luca Cari, një zëdhënës i departamentit italian të zjarrfikësve, konfirmoi se një person u shpëtua nga rrënojat.

Kulla 29 metra e lartë ka qenë e mbyllur për gati dy dekada, por kohët e fundit ishte në ndërtim e sipër si pjesë e një rinovimi katërvjeçar që ishte planifikuar të përfundonte vitin e ardhshëm. Për shkak të punimeve të rinovimit, shtegu i njohur që të çon në Koloseu ishte i mbyllur, që do të thotë se këmbësorët nuk u përfshinë në shembje./Dosja.al

itali torre dei conti një punëtor

Sondazh

Poll