Bota

Urdhëroi publikimin e disa videove ku një grup të burgosurish palestinezë ishin përdhunuar/ Arrestohet ish-avokatja e ushtrisë izraelite

Tomer Yerushalmi dha dorëheqjen si Avokate e Përgjithshme Ushtarake e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, javën e kaluar.

3 Nëntor 2025, 14:00 Nga E.d
Urdhëroi publikimin e disa videove ku një grup të burgosurish
Tomer Yerushalmi

IZRAEL- Ish-avokatja e lartë e ushtrisë izraelite është arrestuar, pasi urdhëroi publikimin e disa videove ku të burgosurit palestinëzë ishin përdhunuar nga ushtarët izraelitë. Tomer Yerushalmi dha dorëheqjen si Avokate e Përgjithshme Ushtarake e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, javën e kaluar. Ajo deklaroi se do të mbante përgjegjësin e plotë për daljen e informacionit në publik.

Para pak ditësh ajo u shpall zhdukur, por pas kërkimeve intensive nga policia, Tomer Yerushalmi u gjet dhe u dërgua në ambientet e paraburgimit. Mediat e huaja shkruajnë se pamjet e rënda u transmetuan në gusht të vitit 2024, në një kanal lajmesh izraelite.
 
Ministrja e Mbrojtjes Israel Katz tha ish-avokatja e ushtrisë izraelite nuk do të lejohej të kthehej në postin e saj. Menjëherë pas kësaj deklarate, Tomer Yerushalmi dha dorëheqjen. Në letrën e saj të dorëheqjes, ajo tha se merrte përgjegjësi të plotë për çdo material që u publikua në media.
 
"Unë miratova publikimin e materialit në media në një përpjekje për të kundërshtuar propagandën e rreme kundër autoriteteve të zbatimit të ligjit të ushtrisë," tha ajo./Dosja.al

palestinezë izrael ish-avokatja

Sondazh

Poll