Aktualitet

Kërcënuan me armë gjahu të riun, shpallet në kërkim 19-vjeçari Tepelenë, nis hetimi për një tjetër

Ai u arrestua pasi kërcënoi me armë gjahu një 23-vjeçar, banues në Gjirokastër.

2 Nëntor 2025, 14:45 Nga E.d
Kërcënuan me armë gjahu të riun, shpallet në
Foto ilustruse

TEPELENË- Policia ka arrestuar sot një 19-vjeçar në Tepelenë. Ai u arrestua pasi kërcënoi me armë gjahu një 23-vjeçar, banues në Gjirokastër. Gjithashtu policia ka nisur hetimin edhe për një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e konfliktit.

19-vjeçari i arrestuar bashkë me një 20-vjeçar, banues në Libohovë i kanë dëmtuar automjetin dhe kanë kërcënuar me armë për motive të dobëta të riun. Policia ka shoqëruar 19-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Libohovë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin dhe e kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Punohet për kapjen e 19-vjeçarit." njoftoi polica./Dosja.al

tepelenë konflikt armë gjahu

Sondazh

Poll