Sport

Barça kërkon ta mbajë Marcus Rashfordin, por… propozohet ulje e pagës!

Propozimi i drejtuesve Blaugrana është që pagën e Rashford ta shpërndajë gjatë viteve të mbetura të kontratës së tij në një periudhë më të gjatë…

2 Nëntor 2025, 11:00 Nga DOSJA

Barça kërkon ta mbajë Marcus Rashfordin, por… propozohet

SPANJE - Marcus Rashford po rikthehet te Barcelona. Talenti i anglezit është rikthyer të shkëlqejë në Katalonjë pas disa muajsh të vështirë te United, dhe tani Blaugrana, të cilët e nënshkruan atë me huazim, po kërkojnë ta mbajnë atë përgjithmonë.

Problemi, megjithatë, është se Rashford fiton rreth 14 milionë euro bruto në vit: një shifër që Barça thjesht nuk mund ta përballojë, ndaj ka gjetur një rrugë tjetër.

Prandaj, sipas informacioneve të rrjedhura nga Spanja, propozimi i drejtuesve Blaugrana është që pagën e Rashford ta shpërndajë gjatë viteve të mbetura të kontratës së tij në një periudhë më të gjatë, duke zvogëluar ndjeshëm ndikimin e saj në buxhet. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll