Sport

VIDEO / Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon edhe dy gola të tjerë…i afrohet “ëndrrës” së tij

Pas eliminimit tronditës në Kupën e Arabisë Saudite ndaj Al Ittihad-it të Sergio Conceição-s, Al Nassr i Jorge Jesus u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Al Fayha me rezultat 2-1.

1 Nëntor 2025, 23:53 Nga DOSJA
VIDEO / Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon edhe dy gola të

ARABI SAUDITE - Pas eliminimit tronditës në Kupën e Arabisë Saudite ndaj Al Ittihad-it të Sergio Conceição-s, Al Nassr i Jorge Jesus u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Al Fayha me rezultat 2-1. Megjithatë, triumfi erdhi mes polemikave të shumta dhe në mënyrë shumë dramatike.

Cristiano Ronaldo, edhe një herë protagonist absolut, shënoi ‘dopietë’ dhe përmbysi rezultatin për skuadrën e tij. Goli i dytë dhe fitorja e verdhezinjve erdhën nga pika e penalltisë në minutën 90+14’, një vendim që shkaktoi reagime të forta në Arabinë Saudite.

Portugezi 40-vjeçar realizoi me qetësi, duke çuar në qiell tifozët e Al Nassr-it dhe duke regjistruar golat e radhës në karrierën e tij të jashtëzakonshme: 951 dhe 952. Me këtë fitore, Al Nassr vazhdon ecurinë perfekte me 7 fitore në 7 ndeshje në Saudi Pro League, ndërsa Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë me gola dhe momente vendimtare në futbollin botëror.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll