Sport

Një rënie e mundshme e West Ham-it nga kategoria, do t'u kushtojë para londinezëve…

Një rënie hipotetike e West Ham United do t’u kushtojë para taksapaguesve britanikë, sepse qiraja që klubi paguan për të përdorur stadiumin e Londrës, do të përgjysmohet.

1 Nëntor 2025, 16:00 Nga DOSJA

Një rënie e mundshme e West Ham-it nga kategoria, do t'u

ANGLI - Klubi londinez aktualisht u paguan rreth 4 milionë paund (4.5 milionë euro) autoriteteve për të drejtën për të luajtur në stadiumin olimpik të qytetit dhe, sipas The Times , kjo shumë do të përgjysmohet nëse ata bien në Championship. Kjo shumë, e destinuar për të mbuluar kostot operative të stadiumit, do të duhet të përballohet nga taksapaguesi londinezë.

West Ham u zhvendos në stadiumin olimpik në sezonin 2016-2017 pas prishjes së stadiumit ikonik Upton Park, gjë që zemëroi shumë tifozë të cilët mendonin se stadiumi i tyre aktual nuk kishte të njëjtën atmosferë si Upton Park i vjetër, i cili mbante pak më shumë se 35.000 vende.

Klubi arriti një marrëveshje me këshillin vendor për të marrë me qira stadiumin, i cili u ndërtua për Lojërat Olimpike të vitit 2012, por u përfshinë disa kufizime, siç ishte mosmbushja e tij deri në fund për ndeshje.

Situata është shqetësuese për West Ham për momentin, pasi ata janë të parafundit në tabelë me katër pikë nga nëntë ndeshje dhe janë katër pikë larg ekipit të sigurisë. Një vit më parë ata shkarkuan Julen Lopetegui dhe vetëm pak javë më parë Graham Potter, duke punësuar Nuno Espirito Santo për të adresuar problemet e tyre aktuale.

Sipas mediave britanike, West Ham do të njoftojë humbjet financiare për sezonin e kaluar dhe mund të detyrohet të shesë lojtarë kyç si ndërkombëtari brazilian Lucas Paquetá në merkaton e ardhshme të dimrit për të balancuar llogaritë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2025, 13:00

Te Manchester City kthehet Rodri…

ANGLI - Pritja ka mbaruar. Rodrigo Hernández është rikuperuar dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ...