Sport

2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare. FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve të kampionateve…

Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare, pas ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit Fatos Nano.

1 Nëntor 2025, 14:46 Nga DOSJA

2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare. FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.

Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e ditës së dielë do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.

Abissnet Superiore, java 10

03.11.2025: Tirana - Bylis, 14:00

03.11.2025: Dinamo City - Teuta, 17:00

03.11.2025: Flamurtari - AF Elbasani, 17:00

04.11.2025: FK Vora - Partizani, 16:00

04.11.2025: Egnatia - Vllaznia, 16:00

Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.

Kategoria e Parë, java 10 (14:00)   

Iliria - Burreli

Kukësi - Kastrioti

AF Luftëtari - Besa

Laçi - Lushnja

Pogradeci - Apolonia

Skënderbeu - Korabi

Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.

Partizani B - Devina

Oriku - Maliqi

Butrinti - Tomori

Këlcyra - Eagle Football

Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2025, 13:00

Te Manchester City kthehet Rodri…

ANGLI - Pritja ka mbaruar. Rodrigo Hernández është rikuperuar dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ...