Sport

Te Manchester City kthehet Rodri…

Pep Guardiola ka konfirmuar se mesfushori spanjol do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Bournemouth.

1 Nëntor 2025, 13:00 Nga DOSJA

Te Manchester City kthehet Rodri…

ANGLI - Pritja ka mbaruar. Rodrigo Hernández është rikuperuar dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Manchester Cityt kundër Bournemouth, siç konfirmoi Pep Guardiola dje në konferencën për shtyp para ndeshjes.

"Rodri është rikthyer nga dëmtimi i tij dhe mund të jetë i disponueshëm këtë fundjavë. Shpresoj që ai të na ndihmojë", deklaroi trajneri katalanas.

Mesfushori spanjol humbi ndeshjet kundër Aston Villas, Everton dhe Villarreal për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë të pësuar para pushimit ndërkombëtar. Ky dëmtim e pengoi atë të bashkohej me skuadrën kombëtare spanjolle për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë.

Siç është raportuar më parë, fituesi i “Topit të Artë” u rikthye në stërvitje të hënën e kaluar dhe, megjithëse nuk luajti në ndeshjen e kupës kundër Swansea, duket se Pep Guardiola tani mund të mbështetet tek ai. 

Do të shohim nëse ai do të fillojë apo do të hyjë si zëvendësues këtë të diel në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për sezonin. “Citizens”, aktualisht të pestë në Premier League, presin një nga ekipet më emocionuese të ligës: Bournemouth të Iraola, të cilët aktualisht janë të dytët në renditje. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2025, 09:00

"Ai më kujton Luka Modricin"...

ANGLI - Pavarësisht talentit të tij të pamohueshëm, fantazisti gjerman po përpiqet të etablohet nën drejtimin e Arne Slot. ...