Sport

VIDEO/ Sulmuesi kuqezi Asani shënon sërish për Esteghalin në kampionatin iranian...

Sulmuesi kuqezi shkon në kuotën e 5 golave me skuadrën iraniane…

31 Tetor 2025, 18:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmuesi kuqezi Asani shënon sërish për Esteghalin në

IRAN - Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani duket se po kalon një formë shumë të mirë që pas largimit nga Koreja e Jugut, duke u përshtatur menjëherë në kampionatin Iranian, ku aktivizohet me skuadrën e Esteghlal.

Në ndeshjen e rradhës në kampionat, ku Esteghlah u përball me Aluminium Arak sulmuesi shqiptar arriti të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 17-të edhe këtë herë ishte një gol me penallti për lojtarin kuqezi.

Ky është goli i 5-të i tij në kampionatin iranian dhe i 3-ti radhazi në të gjitha kompeticionet, shifra që tregojnë edhe një herë se 30-vjeçari po përjeton formë të jashtëzakonshme me ekipin e ri.Ndërkohë e gjithë ndeshja përfundoi me shifrat 3-1 për Esteghlah, që ndodhet në krye të kampionatit pas 9 ndeshjesh me 16 pikë.

Sulmuesi Jasir Asani konsiderohet lojtar i rëndësishëm te Kombëtarja kuqezi dhe me shumë gjasa, marrë në konsideratë rendimentin e treguar në ndeshjet e fundit, do të jetë në listën e Sylvinhos për kualifikueset e “Botërorit 2026” në muajn nëntor.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll