Sport

Tirana nuk humb kohë, zyrtarizon trajnerin e ri… Nuhiu, i treti i vërteti?

Tirana nuk ka humbur kohë për të zgjedhur trajnerin e ri, pas largimit të Roberto Bordin.

31 Tetor 2025, 16:34 Nga DOSJA

Tirana nuk humb kohë, zyrtarizon trajnerin e ri… Nuhiu, i treti i

TIRANE - Për vijimin e kampionatit, pas javës së 9-të, drejtuesit bardheblutë i kanë besuar stolin Ardian Nuhiut. Një muaj pas largimit nga drejtimi i Gjilanit në Kosovë, 46-vjeçari rikthehet sërish në pankinë.

Në karrierën e tij, Nuhiu ka drejtuar Shkupin dhe Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut, si dhe Dritën në Kosovë. Për të, kjo do të jetë aventura e parë në Shqipëri dhe shpreson të ndryshojë situatën te Tirana.

Skuadra bardheblu e ka nisur sezonin me vështirësi të mëdha. Pas nëntë javëve të para, kryeqytetasit mbajnë vendin e parafundit në renditje, me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.

Tirana nuk humb kohë, zyrtarizon trajnerin e ri… Nuhiu, i treti i

Detyra e re e ish-futbollistit nga Shkupi do të jetë mjaft e vështirë pasi gjen një skuadër në vendin e parafundit në renditje ku në 9 javë ka mundur që të grumbullojë vetëm 6 pikë.

Pas Vangjel Miles dhe Roberto Bordit, Ardian Nuhiu do të jetë trajneri i tretë që ulet në krye të pankinës bardheblu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll