Sport

Xabi Alonso pohon se e ka falur Vinicius për gjestet e zemërimit në El Clasico…

I pyetur në një konferencë për shtyp të premten, një ditë para ndeshjes midis Real Madridit dhe Valencias, Xabi Alonso foli për polemikat rreth Vinicius. Sulmuesi brazilian nuk e fshehu zemërimin e tij kur u zëvendësua gjatë El Clasicos të dielën.

31 Tetor 2025, 15:00 Nga DOSJA

Xabi Alonso pohon se e ka falur Vinicius për gjestet e zemërimit

SPANJE - Ky ishte padyshim edhe imazhi më i përfolur i ‘El Clasicos’ të së dielës, të fituar nga Real Madridi kundër FC Barcelona (2-1).

Në minutën e 72-të, pas një performance të shkëlqyer, Vinicius u zëvendësua nga bashkëkombësi i tij Rodrygo. Braziliani, dukshëm i mërzitur, sulmoi verbalisht trajnerin e tij Xabi Alonso para kamerave në mbarë botën: 

"Unë? Zotëri? Unë përsëri? Të shkojmë në djall... Gjithmonë jam unë! Po e lë ekipin, kjo është shumë, është më mirë të iki", përpara se të shkonte drejt e në dhomat e zhveshjes.

Duke folur në një konferencë për shtyp këtë të premte, në prag të ndeshjes së La Ligës kundër Valencias, Xabi Alonso pohoi se çështja ishte mbyllur. "Të mërkurën e kaluar, patëm një takim me të gjithë stafin dhe lojtarët, dhe Vinicius mbajti një fjalim të pa të metë; ai foli me sinqeritet, nga zemra. Për mua, kjo çështje është mbyllur që nga e mërkura."

Një reagim i konsideruar "i guximshëm"

Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij X, Vinicius u kërkoi falje mbështetësve të Madridit, duke shpjeguar se "pasioni" i tij ndonjëherë e mposhtte dhe se shpirti i tij konkurrues buronte nga "dashuria" që ai ka për këtë klub.

Trajneri bask sqaroi se nuk do të kishte asnjë “hakmarrje” apo masë disiplinore kundër numrit 7 të Realit dhe tha se ishte “shumë i kënaqur” me reagimin e lojtarit të tij, të cilin e konsideroi të guximshëm. 

“Jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe po shkojmë në të njëjtin drejtim. Jemi konkurrentë, të gjithë lojtarët duan të jenë në fushë dhe kjo është një gjë e mirë. Tani, duam të vazhdojmë të ecim drejt qëllimeve tona, ndeshje nga ndeshje”, përfundoi Xabi Alonso.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll