Politike

Siria njeh pavarësinë e Kosovës/ Berisha: Një arritje e re për shtetin kosovar! Urime...

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e ka cilësuar këtë zhvillim si një arritje të re të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

29 Tetor 2025, 21:42 Nga E. D
Siria njeh pavarësinë e Kosovës/ Berisha: Një arritje e re
pamje nga takimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pasi Siria njoftoi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e ka cilësuar këtë zhvillim si një arritje të re të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

"Një arritje e re e Kosovës! Siria njeh Kosovën. Të dashur miq, pas takimit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me Presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa, u njoftua se Siria njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Urime Kosovës për këtë sukses të ri!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha siri kosove

Sondazh

Poll