Aktualitet

TRAGJEDI në Itali/ Shqiptari goditet nga rryma elektrike, 67-vjeçari humb jetën në vendin e punës

Mediat italiane shkruajnë se ai po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos, për ndërtimin e një muri me gurë.

29 Tetor 2025, 19:05 Nga E.d
TRAGJEDI në Itali/ Shqiptari goditet nga rryma
Foto ilustruse

ITALI- Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Viktima është Limos Allushaj, 67 vjeç. Ai humbi jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës. Allushaj u godit nga rryma elektrike, ndërsa po punonte në punime ndërtimi në Via Vecchia Frigole.

Mediat italiane shkruajnë se ai po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos, për ndërtimin e një muri me gurë. Për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori shqiptar u godit nga një goditje e fortë elektrike.

Bluzat e bardha tentuan ta shpëtonin, por si pasojë e goditjes së fortë elektrike ai humbi jetën. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen e rëndë./Dosja.al

itali shqiptar viktima

Sondazh

Poll