Aktualitet

Përgjaket Elbasani! Konflikti degjeneron deri në përdorimin e thikave, 33-vjeçari plagos të moshuarin

Sakaq blutë bëjën me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ku autori i cili rezulton me precendent penal për vjedhje, është arrestuar menjëherë.

28 Tetor 2025, 13:52 Nga M.L
Përgjaket Elbasani! Konflikti degjeneron deri në përdorimin e
Foto ilustruese

ELBASAN- Një konflikt i rëndë ka ndodhur dotën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se 33-vjeçari me inicialet B.S ka plagosur me thikë një të moshuar 52-vjeç në lagjen "Vullnetari". Sakaq blutë bëjën me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ku autori i cili rezulton me precendent penal për vjedhje, është arrestuar menjëherë. Mbi të rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Plagosi me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

I arrestuari, me precedent penal për vjedhje.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur  identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit:

-B. S., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen “Vullnetari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. D., 52 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).

52-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sondazh

Poll