Politike

"Reforma në Drejtësi ka dështuar"/ Ahmetaj: Kush është armik i Ramës tërhiqet zvarrë

Ndër të tjera, Ahmetaj nënvizoi se kush është armik i Kryeministrit, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë.

27 Tetor 2025, 20:55 Nga E. D
"Reforma në Drejtësi ka dështuar"/ Ahmetaj: Kush
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se Altin Dumani ka marrë me zell çështjen e tij me urdhër politik të Ramës dhe akuzoi kreun e SPAK se është pronari i dështimit i Reformës në Drejtësi. Një një lidhje me emisionin "Çim Peka Live", Ahmetaj theksoi se Reforma në Drejtësi ka si strumbullar një dështim dhe Altin Dumani është pronari i dështimit, për shkak jo më të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Ndër të tjera, Ahmetaj nënvizoi se kush është armik i Kryeministrit, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë.

"E dyta, unë kam qenë në SPAK, Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe me dhunë çështjen time me urdhër politik, dhe erdhi aty ku unë isha thirrur në SPAK së bashku me avokatin tim, dhe nuk guxoi të më bëjë asnjë pyetje.

Për çfarë jam i mirëpritur unë, për të qenë bashkëpunëtor i kujt drejtësie? Për çfarë krimi? Dhe është interesante tani, praktikisht reforma në drejtësi ka si strumbullar një dështim, dhe Altin Dumani është pronari i dështimit i reformës në drejtësi, për shkak jo më të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj altin dumani taulant balla ne spak edi rama

Sondazh

Poll