Politike

"Urdhëroi Top Channel 2 muaj"/ Ahmetaj: Mbajtën 2 muaj vibratorët e mi e pllakat e Eriolës

Ahmetaj tha se është fatkeqësi si është katandisur i të dëgjuarit në parlament.

27 Tetor 2025, 21:09 Nga I.A
"Urdhëroi Top Channel 2 muaj"/ Ahmetaj: Mbajtën 2 muaj
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Edi Rama urdhëroi Top Channel duke mbajtur vetëm çështjen e tij. Një një lidhje në emisionin "Çim Peka LIVE", Ahmetaj tha se është fatkeqësi si është katandisur i të dëgjuarit në parlament. Ahmetaj gjithashtu përmedi edhe rastin e kreut të SPAK, Altin Dumanit, ku i thotë Tedi Blushit 'kujt i bën këtë pyetje'.

"Për një pjesë, media është e poshtër të bën gjyq. Mua urdhëroi Top Channel për dy muaj, as lufta në Ukrainë nuk u mbajt dy muaj në TCH, dhe u mbajt çështja ime. Vibratorët e mi, pllakat e banjës së Eriolës. Është fatkeqësi si është katandisur i të dëgjuarit në parlament. I thotë Tedi Blushit, kujt i bën këtë pyetje. Po si mo, ai është i zgjedhur, sa do ta urresh, ta kesh kundërshtar politik, se ti je bashkuar me Edi Ramën, jo me PS, por je bashkuar me Ramën dhe i thotë Blushit; kujt i bën këtë pyetje," tha Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll