Sport

Pas shpalljes së falimentimit, Sheffield Wednesday merr disa oferta për blerjeje…

Tifozët kanë reaguar me mbështetje dhe që nga e premtja e kaluar, mbështetësit kanë kontribuar më shumë se 500.000 £ (rreth 575.000 €) përmes blerjes së biletave dhe pajisjeve për të ndihmuar në pagesën e pagave të lojtarëve, të cilët nuk janë paguar prej muajsh.

27 Tetor 2025, 16:30 Nga DOSJA

Pas shpalljes së falimentimit, Sheffield Wednesday merr disa oferta

ANGLI - Skuadra e Championship, Sheffield Wednesday, ka marrë disa oferta për blerje, pasi ish-pronari Dejphon Chansiri e shpalli klubin të falimentuar dhe Liga  Angleze e Futbollit (EFL, organi qeverisës për ligat dy deri në katër) e mori në administrim dhe I zbriti automatikisht 12 pikë nga tabela.

"Si gjithmonë, ka shumë palë të interesuara që nuk ka gjasa t'i plotësojnë kriteret, por nga ofertat e shumta, ne besojmë se tashmë ka katër ose pesë palë të interesuara që do t'i plotësojnë të gjitha kërkesat", tha Kris Wigfield, një nga administratorët e emëruar për të kërkuar një blerës.

“Ekzistojnë dy kritere që pronarët e rinj duhet të plotësojnë në mënyrë që të hyjnë në dialog dhe të kenë mundësinë të bëjnë një ofertë. 

E para, është të demonstrojnë se mund ta bëjnë klubin të qëndrueshëm dhe e dyta, është që të kalojnë testet financiare dhe të personelit të EFL-së ”, shtoi ai në një program të BBC-së, ku tha se është i bindur se procesi do të ecë shpejt në mënyrë që klubi të ketë pronarë të rinj para se të hapet merkato e janarit.

Sipas rregullave të EFL-së , një klub duhet të mbetet zyrtarisht i listuar në treg për 28 ditë përpara se t'i jepet statusi i blerësit të preferuar.

Pavarësisht kontekstit kritik, tifozët kanë reaguar me mbështetje dhe që nga e premtja e kaluar, mbështetësit kanë kontribuar më shumë se 500.000 £ (rreth 575.000 €) përmes blerjes së biletave dhe pajisjeve për të ndihmuar në pagesën e pagave të lojtarëve, të cilët nuk janë paguar prej muajsh.

Në humbjen e së shtunës ndaj Oxford United, më shumë se 27.000 tifozë u shfaqën në stadium, duke shënuar pjesëmarrjen më të mirë të sezonit.

Sheffield Wednesday, katër herë kampionë të Premier League dhe tre herë fitues të Kupës FA, nuk ka garuar në Premier League që nga sezoni 1999-2000 dhe tani po përballet me një nga momentet më të vështira në historinë e tyre të kohëve të fundit.

Herën e fundit që një klub i Championship mori një sanksion të ngjashëm ishte Derby County në vitin 2021, i cili përfundoi duke rënë në League One.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll