Sport

Del Piero: "Nuk është faji i Tudorit, atij i mungon ADN-ja e bardhezinjve"...

Ish-lojtari ikonik: "Është diçka më komplekse, në lidhje me mënyrën se si është strukturuar ekipi."

27 Tetor 2025, 12:00 Nga DOSJA

Del Piero: "Nuk është faji i Tudorit, atij i mungon ADN-ja e

ITALI - "A është Tudor i hutuar? E njoh mirë si lojtar dhe si njeri, por ai nuk është konfuz." Ish-lojtari i madh Alex Del Piero 'e shfajëson' kroatin. 

Juve nuk ka problem me trajnerin: "Është diçka më komplekse, se si është strukturuar skuadra, si janë integruar, si po performojnë dhe rezultatet, të cilat qartësisht të rëndojnë pak", tha ish-lojtari i Juventusit për Sky Sport pas ndeshjes në Olimpico kundër Lazios.

"Nuk mendoj se kjo skuadër mund ta fitojë kampionatin me një trajner tjetër. Tudor nuk ka ende 11-shen titullare dhe kjo nuk është sepse nuk do një, por sepse përtej dy ose tre lojtarëve të qëndrueshëm si Yildiz dhe Thuram, të gjithë të tjerët po hasin vështirësi; ata luajnë një ose dy ndeshje mirë dhe pastaj dy dobët, kështu që je i detyruar të bësh rotacion."

Dhe përsëri: "Te Juvja, luftohet për të fituar dhe për vendin e parë”, shtoi Del Piero . "Nëse përfundon i dyti, është një humbje. Kjo është ajo që kam përjetuar si lojtar i ri dhe gjatë gjithë karrierës sime me Juventusin.

Është ADN-ja e Juventusit, por vitet e fundit, gjërat kanë ndryshuar. Dhe kjo është ndoshta një skuadër që nuk mund ta ketë atë mentalitet; ata duhet ta ndërtojnë atë përmes tranzicioneve."

Për humbjen në Olimpico, e treta e tyre radhazi midis ligës dhe garave të kupës: "Sonte, Juventusi ishte gjallë, ata nuk luajtën keq dhe ndoshta një barazim do të kishte qenë më i drejtë. Ata nuk luajtën keq as në Madrid; problemi janë ndeshje si ajo në Como", shtoi ish-numri 10 dhe ikona e Juventusit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2025, 09:30

Xabi Alonso "vishet" si Zidane...

SPANJE - Në vitet e fundit, ka pasur shumë lojtarë të rinj në stolin e Real Madridit, të cilët janë dërguar ...