Sport

Vendim i Conte ishte fatal për De Bruynen…

Ish-mesfushori i Manchester Cityt nuk duhej ta gjuante penalltinë që i shkaktoi lëndimin, por David Neres, por trajneri i Napolit e ndryshoi skenarin.

27 Tetor 2025, 11:30 Nga DOSJA

Vendim i Conte ishte fatal për De Bruynen…

ITALI - Tifozët e Napolit po presin të shohin shkallën e dëmtimit të Kevin De Bruyne, të cilin ai e pësoi të shtunën e kaluar, ndërsa shënoi një penallti kundër Interit.

De Bruyne u detyrua të largohej në minutën e 33-të, duke qarë, kur u zëvendësua nga Olivera. Ish-mesfushori i Manchester Cityt është planifikuar t'i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën.

Ishte një penallti e shkaktuar nga  Mkhitaryan ndaj Di Lorenzos. De Bruyne e shndërroi në gol, por ai pësoi një dëmtim muskulor dhe ekziston frika se mesfushori belg do të mungojë për një kohë të gjatë.

Ekzaminimet fillestare nuk i dhanë një ndjesi të mirë. Duket se është një dëmtim i të njëjtit muskul që ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në vitin 2023.

Pasi iu nënshtrua një operacioni, ai qëndroi jashtë fushave nga gushti deri në dhjetor të vitit 2023. Dhe në vitin 2024, nga fundi i shtatorit deri në fund të gushtit. 

Lecce dhe Como janë kundërshtarët e radhës të Napolit në Serie A, dhe Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve. Kampionët italianë mposhtën Napolin 3-1 këtë të shtunë.

Sipas rindërtimit të episodit nga DAZN, nuk ishte De Bruyne ai që duhej të gjuante penalltinë, por David Neres, por Conte çastet e fundit e ndryshoi skenarin dhe këmbënguli që mesfushori belg ta gjuante.

Përveç Di Lorenzo dhe Anguissa, të gjithë titullarët e Napolit janë lënë jashtë loje të paktën një herë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Tetor 2025, 09:30

Xabi Alonso "vishet" si Zidane...

SPANJE - Në vitet e fundit, ka pasur shumë lojtarë të rinj në stolin e Real Madridit, të cilët janë dërguar ...