Aktualitet

Nga Genta Bungo tek Saimir Vishaj, zbardhen kandidaturat për Avokat Populli

Bungo ka shërbyer si Kryetare e "vettingut", KPK-së. Gjithashtu në garë është edhe avokati Vishaj, por siç mësohet, dosja e tij e aplikimit ka paraprakisht mangësi në dokumentacion.

27 Tetor 2025, 15:06 Nga E. D
Nga Genta Bungo tek Saimir Vishaj, zbardhen kandidaturat për Avokat Populli
foto ilustruese

TIRANË- Katër kandidatura janë paraqitur deri më tani për Avokatin e Populli. Sipas gazetares Esiona Konomi, deri më tani kanë aplikuar, Genta Bungo, Saimir Vishaj, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani. 

Bungo ka shërbyer si Kryetare e "vettingut", KPK-së. Gjithashtu në garë është edhe avokati Vishaj, por siç mësohet, dosja e tij e aplikimit ka paraprakisht mangësi në dokumentacion.

Ndërsa, Sulo ka përfaqësuar PDIU-në në KQZ dhe Ismail Tafani, pedagog i drejtësisë. Sakaq, emra të tjerë do të priten edhe një javë, e më pas do të dëgjohen platformat e tyre pranë Komisionit të Ligjeve./Dosja.al

 

kandidatura per avokat populli

Sondazh

Poll