Sport

Dyshimet për gjininë e volejbollistes së Dinamos dhe ankesa e saj në Ambasadë për diskriminim...

Volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive, pas disa ankesave të paraqitura në Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV) në lidhje me gjininë e saj.

25 Tetor 2025, 14:30 Nga DOSJA

Dyshimet për gjininë e volejbollistes së Dinamos dhe ankesa e saj

TIRANE - Një ngjarje e paprecedentë ka befasuar të gjithë ambientin sportive shqiptar për nga natyra e ngjarjes. Top Channel ka mundur të sigurojë se si ka rrjedhur ngjarja.

Tre klube shqiptare të kampionatit Vllaznia, Pogradeci madje edhe Partizani, ky i fundit e ka ngritur edhe në asamble, janë ankuar dhe prej të cilave kanë filluar edhe proçedurat e kontrollit.

Nisur nga ankesat që sipas burimeve brenda Federatës Shqiptare të Volejbollit, konfirmohet se ka patur indicie vizuale për vajzën e Dinamos nga këto klube, si fiziku, forca dhe rezistenca, të cilat i kanë ngritur fjalët pothuajse në të gjithë ambientin, por vetëm këto tre lube janë shprehur zyrtarisht.

Si rrjedhojë është ngritur një grup pune me përfaqësues nga Federata Shqiptare e Volejbollit, Agjencia e Sporteve dhe mjeku i klubit Dinamo. Kërkesa për këtë lloj testi ndaj sportistes ka qenë si një rrufe në qiell të hapur për brazilianen. Burime pranë Nayara Ferreir, volejbollistes së Dinamos, kanë treguar për një gjendje të rënduar psikologjike pas kësaj kërkese dhe ndjenje fyerjeje dhe diskriminimi.

Të njëjtat burime të cilat kërkojnë të qëndrojnë në anonimat edhe për shkak të situatës dhe ngjarjes kaq sensitive tregojnës e sportistja madje është ankuar edhe në Ambasadën e vendit të sajë për këtë gjendje të krijuar.

Kjo sjellje dhe habi vjen edhe për faktin se Nayara Ferreira ka një karrierë shumë të gjatë dhe të madhe në arenën Botërore, duke luajtur dhe aktivizuar në këto 15 vite të fundit në shumë klube europiane perëndimore, në Arabi Saudite duke përjashtuar këtu karrierën në Brazil

Klubet ku është aktivizuar:

Klub Volejboll Dinamo: Shqipëri

ALULA: Arabi Saudite

Al Ahly Saudi: Arabi Saudite

Vitória SC: Portugali

Clube Kairós: Portugali

Hämeenlinnan Lentopallokerho: Finlandë

Vitória SC: Portugali

Rennes Étudiants Club: Francë

LP Vampula: Finlandë

VK Královo Pole: Republika Çeke

IBSA CV Gran Canaria: Spanjë

Amiens Longueau Métropole Volley-Ball: Francë

São Bernardo Vôlei: Itali

EC Pinheiros: Brazil

Sesi-SP: Brazil

BMG/São Bernardo: Brazil

BMG/Mackenzie: Brazil

Olympico Club U20: Brazil

Fiat/Minas: Brazil

Aktualisht Dinamo ka luajtur dy ndeshje pa Nayara Ferreira, pasditen e djeshme dhe ka fituar ndaj Tiranës skuadrës kampione në fuqi, ndërkohë që përfaqësues të klubit po vazhdojnë ende të bindin sportisten e tyre për të kryer këtë test që me daljen në publik të këtij lajmi (vendimi për pezullimin është marrë përpara 10 ditësh) situata e Nayara Ferreira është edhe më e rënduar psikologjikisht. 

Gjithsesi pritet që në vazhdim të vendoset nëse sportistja do të bindë të gjithë duke shuar dyshimet në lidhje me gjininë e sajë apo do të marrë një vendim tjetër për t’u larguar dhe Dinamo në të njëjtën kohë të mendojë për ta zëvendësuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll