Aktualitet

Kontrabandonte veshje nga Greqia në Shqipëri! Në pranga shoferi i autobusit, mallrat arrinin vlerën 100 mijë euro

Gjatë kontrollit, brenda mjetit janë gjetur sasi të konsiderueshme veshjesh, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk shoqëroheshin me fatura blerjeje apo dokumentacion tatimor.

25 Tetor 2025, 09:28 Nga M.L
Kontrabandonte veshje nga Greqia në Shqipëri! Në pranga shoferi i
Foto ilustruese

KORÇË- Policia Kufitare në Kapshticë ka vënë në pranga një shofer autobusi, i cili akuzohet për kontrabandë mallrash nga Greqia. Sipas njoftimit zyrtar të policisë Korçë, gjatë kontrolleve të intensifikuara në pikën kufitare, shërbimet policore kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë një autobus të drejtuar nga shtetasi N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.

Gjatë kontrollit, brenda mjetit janë gjetur sasi të konsiderueshme veshjesh, të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk shoqëroheshin me fatura blerjeje apo dokumentacion tatimor.

Sipas Policisë, mallrat e sekuestruara vlerësohen në rreth 100 mijë euro, ndërsa ndaj shoferit është ndërmarrë procedim penal për veprën penale të “Kontrabandës së mallrave të tjera”.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë/ Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Goditet një tjetër rast i kontrabandës. Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi. Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.

Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

Sondazh

Poll