Aktualitet

Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Autoritetet analizojnë komunikimet telefonike, priten arrestime të tjera

Mediat greke bëjnë me dije se, në duart e hetuesve që po trajton rastin ka mbërritur analiza e komunikimeve telefonike nga nata fatale e ngjarjes.

24 Tetor 2025, 07:41 Nga E. D
Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Autoritetet
viktima

GREQI- Zhvillime të reja priten për vrasjes e dyfishtë në Finikounda, ku u ekzekutua pronari grek dhe miku i tij shqiptar, për të cilën janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy 22-vjeçarë. Mediat greke bëjnë me dije se, në duart e hetuesve që po trajton rastin ka mbërritur analiza e komunikimeve telefonike nga nata fatale e ngjarjes.

Me heqjen e privatësisë së telefonave, autoritetet do të kenë tashmë një pasqyrë të qartë se cilët telefona celularë ishin në vendin e ngjarjes së vrasjes së dyfishtë, si dhe cilët prej tyre kryen thirrje gjatë orëve në fjalë. Siç është raportuar, si para ashtu edhe pas vrasjeve, antenat e telefonisë celulare rreth kampingut u aktivizuan, me thirrje që u bënë si për në vendin e ngjarjes ashtu edhe nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitë e dy 22-vjeçarëve në paraburgim lanë qartë të hapur mundësinë që një person ose persona të tjerë të ishin të përfshirë në rastin e përgjakshëm. Një tregues i sekretit të çështjes është se një letër sekrete iu dërgua Nën-Drejtorisë së Kalamatës për Ndjekjen Penale dhe Hetimin e Krimeve nga një agjenci qendrore në Athinë me qëllim përshpejtimin e procedurave. Gjithçka tregon se të gjitha pjesët e enigmës po plotësohen dhe është e mundur që në ditët në vijim të lëshohen edhe urdhër-arreste të tjera , disa prej të cilave do të ekzekutohen në Mesinia dhe të tjera në Atikë./Dosja.al

greqi

Sondazh

Poll