Sport

CONFERENCE LEAGUE / Strakosha mban të paprekur portën e AEK-ut, Berisha dhe Balliu ndajnë nga një pikë

Liga e Konferencës ka mbyllur raundin e dytë të fazës së ligës, ku përveç fitores së Shkëndijës dhe barazimit të Dritës, spikatën dhe shumë rezultate të tjera interesante.

23 Tetor 2025, 23:13 Nga DOSJA

CONFERENCE LEAGUE / Strakosha mban të paprekur portën e AEK-ut,

GREQI - Liga e Konferencës ka mbyllur raundin e dytë të fazës së ligës, ku përveç fitores së Shkëndijës dhe barazimit të Dritës, spikatën dhe shumë rezultate të tjera interesante. 

AEK-u i Thomas Strakoshës triumfoi me rezultatin e thellë 6-0 kundër Aberdeen, duke marrë kështu tre pikët e para në këtë kompeticion, ndërkohë që gardiani i Kombëtares shqiptare e mbajti portën të paprekur.

Etrit Berisha dhe Ivan Balliu u vunë përballë njëri-tjetrit, aty ku Hacken priti Rayo Vallecanon. Ekipi suedez ishte shumë pranë fitores, por një penallti në minutën e fundit të sfidës ndau skuadrat me nga një pikë.

Gjithashtu spikati me gol edhe sulmuesi shqiptar i Gjermanisë, Nelson Weiper, i cili shënoi në minutën e 24-t kundër Zrinjskit dhe i dha tre pikët e radhës Mainzit.

CONFERENCE LEAGUE / Strakosha mban të paprekur portën e AEK-ut,

Në sfidat e tjera, Fiorentina mundi 0-3 Rapidin, Crystal Palace u mposht 0-1 nga AEK Larnaca, ndërsa takimi mes Rijekës dhe Sparta Prague u ndërpre dy herë për shkak të motit të keq.

CONFERENCE LEAGUE / Strakosha mban të paprekur portën e AEK-ut,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll