Sport

Në moshën 38 vjeç, Leo Messi zgjat kontratën e tij me Inter Miami deri në vitin 2028

Siç është paralajmëruuar, Lionel Messi e zgjati kontratën e tij me Inter Miamin këtë të enjte. 38-vjeçari argjentinas tani është i lidhur me klubin e Floridës deri në fund të sezonit 2028.

23 Tetor 2025, 18:22 Nga DOSJA

Në moshën 38 vjeç, Leo Messi zgjat kontratën e tij me

SHBA - Siç është raportuar disa javë më parë, Leo Messi ka zgjatur kontratën e tij me Inter Miamin. Klubi nga Florida e bëri lajmin zyrtar në një video të postuar në rrjetin social X, ku kampioni 38-vjeçar i botës shfaqet në mes të kantierit të ndërtimit të stadiumit të tij të ardhshëm, i cili është ende në ndërtim e sipër.

Sipas AFP-së, legjenda argjentinase ka nënshkruar deri në fund të sezonit 2028 të MLS-së, gjë që do t'i lejojë sulmuesit të qëndrojë në formë të mirë të paktën deri në Kupën e Botës të ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll