Sport

AC Milan-Como në Australi shqetëson BE-në: "Serie A duhet të reflektojë"…

Komisioneri Europian Glenn Micallef foli pas anulimit të udhëtimit të La Ligës në Shtetet e Bashkuara: "Mbajtja e futbollit tonë të rrënjosur në Europë i forcon të gjithë."

23 Tetor 2025, 18:40 Nga DOSJA

AC Milan-Como në Australi shqetëson BE-në: "Serie A duhet

ITALI - Polemikat rreth vendimit për të zhvilluar ndeshjen AC Milan-Como në Australi i kanë tejkaluar kufijtë sportivë dhe kanë arritur në Bashkimin Evropian.

Çështja ka tërhequr vëmendjen e Glenn Micallef, Komisionerit Evropian për Barazinë Ndërgjeneracionale, Rininë, Kulturën dhe Sportin, i cili ka dhënë mendimin e tij mbi vendimin e UEFA-s për të dhënë dritën jeshile udhëtimit transatlantik.

Një vendim që e forcon edhe më shumë mendimin e politikanit maltez është vendimi i La Ligës për të anuluar ndeshjen midis Barcelonës dhe Villarrealit në Miami (SHBA) dhe për ta rikthyer atë në Spanjë, një vendim që ka krijuar një efekt domino që përfshiu edhe ndeshjen e Serie A të planifikuar për në Perth në fundjavën e 7-8 shkurtit 2026.

"E mirëpres vendimin e La Ligës për të anuluar ndeshjen e Miamit. Është një fitore për tifozët, lojtarët dhe traditat që e bëjnë futbollin evropian të veçantë. Ai përfaqëson një riafirmim të qartë të Modelit Sportiv Evropian dhe vlerave që ai mishëron", shpjegoi Micaleff në rrjetet sociale.

"Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku me ligat, klubet dhe UEFA-n për të mbrojtur integritetin, konkurrencën e ndershme dhe lidhjen midis klubeve dhe komuniteteve të tyre. Besoj se Serie A do të reflektojë edhe mbi këtë qasje. Mbajtja e futbollit tonë të rrënjosur në Evropë i forcon të gjithë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Glenn Micallef (@glenn_micallef)

Topi tani do t’i kalojë FIFA-s, e cila, së bashku me Konfederatën Aziatike të Futbollit, ende nuk e ka dhënë miratimin e saj për projektin e Lega Serie A. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll