Sport

AC Milan-Como në Perth të Australisë, një zhvendosje që po shkakton shumë diskutime!

Pasi vendosi që ndeshja AC Milan-Como të luhej më 6 shkurt 2026 në Perth (Australi), Serie A, sipas "The Guardian", mund të mos marrë autorizim për ta zhvendosur këtë ndeshje.

23 Tetor 2025, 15:55 Nga DOSJA

AC Milan-Como në Perth të Australisë, një zhvendosje që

ITALI - Liga italiane ka planifikuar ta zhvendosë ndeshjen e Serie A të 6 shkurtit 2026 midis AC Milanit dhe Comos në Perth, në bregun perëndimor të Australisë.

Por, sipas The Guardian , kjo nuk është aspak e sigurt. Pasi mori dritën jeshile nga Federata Italiane dhe UEFA, liga duhet të marrë edhe miratimin nga Federata Australiane, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe në fund nga FIFA.

Megjithatë, e përditshmja britanike raporton se AFC është "nën presion të konsiderueshëm të jashtëm" për të kundërshtuar organizimin e kësaj ndeshjeje në Perth.

Le të kujtojmë se Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, i ka bërë të ditura tashmë rezervat e tij: "Ndeshjet e kampionatit që luhen jashtë vendit duhet të rregullohen, jo të gjithë duhet të bëjnë atë që duan."

Ndërkohë dhe ndeshja tjetër e La Ligas që do të zhvendosej, më 20 dhjetor midis Villarreal dhe FC Barcelona, ​​​​përfundimisht nuk do të zhvillohet në Miami, pas një proteste nga lojtarët e Ligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll