Bota

ALARM në Gjermani! Përleshja mes grupeve degjeneron në përdorimin e armëve, shënohen disa të plagosur

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në një nga zonat urbane të qytetit, ku dy grupe personash janë përfshirë në një përleshje fizike që përshkallëzoi në përdorim armësh zjarri.

22 Tetor 2025, 20:11 Nga M.L
ALARM në Gjermani! Përleshja mes grupeve degjeneron në
Foto nga vendngjarja

GJERMANI- Një incident me armë zjarri ka tronditur qytetin Hanover në Gjermani këtë të martë, duke shkaktuar panik dhe disa të plagosur, sipas raportimeve fillestare të mediave gjermane. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në një nga zonat urbane të qytetit, ku dy grupe personash janë përfshirë në një përleshje fizike që përshkallëzoi në përdorim armësh zjarri.

Sipas të përditshmes Hannoversche Allgemeine Zeitung, përplasja u bë e dhunshme në pak minuta, ndërsa dëshmitarë okularë kanë raportuar të shtëna të shumta që kanë alarmuar banorët përreth. Policia lokale ka konfirmuar se disa persona janë plagosur, por ende nuk ka dhënë një numër të saktë të të lënduarve dhe as detaje për gjendjen e tyre shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime intensive.

Një person është vënë në pranga deri tani, ndërsa operacioni për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në përleshje është ende në vijim. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende motivet që çuan në përplasjen me armë, ndërsa nuk përjashtohet pista e një konflikti të mëparshëm mes grupeve të përfshira./ Dosja.al

Sondazh

Poll