Aktualitet

Zv.ministri i Brendshëm flet për anti-KÇK-në: Kishin informacione se grupet kriminale ishin fuqizuar shumë

6 Shkurt 2020, 20:59 Nga DOSJA
Zv.ministri i Brendshëm flet për anti-KÇK-në: Kishin

TIRANË- Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besford Llamallari,  ka deklaruar sot se operacionet anti-KCK janë ndërmarrë, për shkak se kishte raporte ndërkombëtare që tregonin se grupet kriminale në Shqipëri ishin fuqizuar shumë.

I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Llamallari u shpreh se pas këtyre raporteve policia ka marrë të tilla iniciativa, me qëllim që të dobësojë krimin dhe paratë kriminale.

Kemi krim në Shqipëri që prej 1992 dhe nuk duhet mohuar, aspak. Pati edhe një polic që u vra në operacione anti-drogë. E njëjta gjë edhe me grupet kriminale. Në 2017 u lancua operacioni “Forca e ligjit”. Quajeni emergjencë ose jo, raportet ndërkombëtare kanë treguar se këto grupe ishin bërë të fuqishme. Duke qenë se ishte e fuqishme, policia duhet të godiste mbjelljen e drogës, pronat e grabitura. Forca e ligjit ka mbi 250 persona të arrestuar.

Do iu cojmë formular atyre që nuk justifikojnë dot pasurinë. “Ndiqni paranë” është një formulë që përdoret edhe në Britani, ku persona që janë dënuar për krime të rënda dhe posedojnë më shumë se 50 mijë euro, duhet kontrolluar nga i vijnë paratë.”, deklaroi Lamallari.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti -kçk zbret ne terren anti kçk’ nis punën në 7 qytete besford llamallari anti -kçk zbret ne terren anti kçk’ nis punën në 7 qytete besford llamallari

Sondazh

Poll