Bota

Qëlloi dhe plagosi kryeministrin Robert Fico, Sllovakia dënon me 21 vite burg 72-vjeçarin

Mediat e huaja shkruajnë se Gjykata e Specializuar Penale e shpalli, Juraj Cintula fajtor për kryerjen e një sulmi terrorist.

21 Tetor 2025, 14:15 Nga E.d
Qëlloi dhe plagosi kryeministrin Robert Fico, Sllovakia dënon me 21
Foto ilustruse

SLLOVAKI- Sllovakia ka dënuar me 21 vite burg 72-vjeçarin, i cili qëlloi dhe plagosi kryeministrin Robert Fico në një atentat vitin e kaluar. Mediat e huaja shkruajnë se Gjykata e Specializuar Penale e shpalli, Juraj Cintula fajtor për kryerjen e një sulmi terrorist. Gjykata e dënoi atë me 21 vjet burg, megjithëse vendimi nuk është ende përfundimtar. Juraj Cintula ka rezervuar të drejtën e apelimit.

Cintula fillimisht u përball me një dënim për burgim të përjetshëm, por gjykata zbatoi dispozita të jashtëzakonshme lehtësuese dhe e dënoi të pandehurin me 21 vjet. Kjo duke marrë parasysh faktin që ai është i moshuar, nuk ka precedentë të mëparshëm penalë dhe nuk është plotësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Prokurorët thanë se Cintula kreu qartë një sulm terrorist. Por, avokati i tij kërkoi ta riklasifikonte atë si një krim më të lehtë kundër një zyrtari publik. Gjyqi filloi më 8 korrik dhe u zhvillua gjatë tetë seancave kryesore dëgjimore. Kryeministri Robert Fico u qëllua dhe u plagos më 15 maj 2024 përpara Shtëpisë së Kulturës në qytetin qendror të Handlovës./Dosja.al

sllovakia juraj cintula 21 vite burg

Sondazh

Poll