21 Tetor 2025, 13:07
Nga E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe anëtarët pritet të votojnë pro. Ky është votimi i fundit përpara se rregullat të zbatohen nga qeveritë e BE-së. Megjithatë, vendet anëtare kanë njëfarë lirie veprimi kombëtare.
Qëllimi kryesor i rregullores së re është uniformiteti i patentave brenda BE, veçanërisht kjo do duhet të luajë rol në çështjet e sigurisë. "Ne kemi 20,000 vdekje në aksidente rrugore çdo vit në BE - këto janë shumë", shpjegon eurodeputeti italian Matteo Ricci. Socialdemokrati luajti një rol udhëheqës në negociatat e gjata me shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin Europian. Tani, zbatimi i gjobave duhet të jetë më uniform dhe më i drejtë.
Një pikë e rëndësishme: Kushdo që duhet ta dorëzojë lejen e drejtimit të automjetit në një vend tjetër të BE-së nuk duhet të lejohet të vazhdojë thjesht të ngasë makinën në vendin e tij. Kjo do të thotë që pezullimi i patentës së drejtimit duhet të njihet dhe të zbatohet në të gjithë BE-në. Informacioni duhet të shkëmbehet.
Leja digjitale e drejtimit të automjetit
E re: Patenta digjitale. Leja e drejtimit të automjetit do të jetë aksesueshme përmes smartphone-it. "Kjo është veçanërisht e mirë për të rinjtë që kanë gjithçka në telefonat e tyre celularë", thotë deputetja e BE-së, Jutta Paulus. Po ashtu një kohë prove dy vjeçare e patentës për të rinjtë kudo në BE nga mosha 17 vjeç.
Rregullore të reja për ata që mësojnë drejtimin e automjetit: Do të kërkohet më shumë vetëdijësim për rreziqet e të quajtur këndit të verbër si edhe përdorimit të telefonave celularë në automjet. Po ashtu t'u kushtohet më shumë vëmendje këmbësorëve, fëmijëve, atyre me biçikletë dhe të tjerëve të pambrojtur në rrugë. Sa i përket lejeve të drejtimit të makinave të vogla: Limiti i peshës së përgjithshme për automjetet me sisteme alternative të drejtimit do të rritet ndjeshëm.
Pas debatesh të mëdha nuk do të ketë kontroll shëndetësor për drejtuesit e moshuar të automjetit. Shtetet e BE mund të vendosin vetë për këtë.
Durim deri në zbatim
Se kur reforma do të hyjë në fuqi varet nga qeveritë e BE-së. Si kujtesë: Në vitin 1980, u miratua në ato që atëherë ishin nëntë shtete anëtare direktiva e parë për lejet e drejtimit për një leje drejtimi të uniformuar ngjyrë rozë - dokumenti i ri hyri në fuqi vetëm gjashtë vjet më vonë./DW
bashkimi europian
Bota
21 Tetor 2025, 12:59
E. D
Volodymyr Zelenskyy, Emmanuel Macron
UKRAINË- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, lëshuan sot...
Bota
21 Tetor 2025, 12:45
E. D
Vladimir Putin dhe Donald Trump
RUSI- Takimi i paralajmëruar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin duket se nuk do t&eu...
Bota
21 Tetor 2025, 11:31
E. D
Millorad Dodik
MAQEDONI E VERIUT- Vizita e Ana Trishiq Babiqit dhe Zhelka Cvijanoviqit këtë muaj në Uashington, ku takuan “persona t&e...
Bota
21 Tetor 2025, 10:09
E. D
FRANCË- I kapur dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy doli nga shtëpia...
Bota
21 Tetor 2025, 08:25
E. D
Donald Trump dhe Jared Kushner
SHBA- Historia e Jared Kushner është një takim i rrallë pushteti, ndikimi familjar dhe cinizmi...
Bota
21 Tetor 2025, 08:10
E. D
foto ilustruese
BUDAPEST- "Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, q&...
Bota
21 Tetor 2025, 08:06
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet U...
Bota
21 Tetor 2025, 07:53
E. D
foto ilustruese
RUSI- Në fillim të këtij muaji, njësitë e mbrojtjes ajrore në qytetin Lviv në perëndim të Ukr...
Bota
21 Tetor 2025, 07:40
E. D
Sanae Takaichi
JAPONI- Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, Sanae Takaichi, fitoi një votëbesim në ...
Bota
21 Tetor 2025, 07:37
E. D
foto ilustruese
ITALI- Italia synon të rrisë me 50% taksën e sheshtë mbi të ardhurat e huaja të individëve të pasu...