21 Tetor 2025, 10:09
Nga E. D

FRANCË- I kapur dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy doli nga shtëpia e tij mëngjesin e sotë për t’iu drejtuar burgut, nën brohoritjet e turmës që e priste jashtë. Ish-presidenti francez përshëndeti mbështetësit përpara se të hipte në makinë dhe të nisej për në burgun La Santé.
Pak para tij, tre djemtë e Sarkozy, Jean, Pierre dhe Louis, dolën gjithashtu nga shtëpia, mes duartrokitjeve, ndërsa njerëzit kënduan edhe himnin kombëtar francez, La Marseillaise. Sarkozy shprehu mendimet e tij për popullin francez në një letër që e postoi në llogarinë e tij X të martën në mëngjes. Sarkozy thekson se ai nuk po kërkon asnjë avantazh dhe asnjë favor, por kërkoi që zëri i tij të dëgjohet.
Ai tha se po përballet me këtë provë “me forcën e pakthyeshme” që e karakterizon: “Nuk është një ish-President i Republikës që po burgoset këtë mëngjes, është një njeri i pafajshëm. Ndjej trishtim të thellë për Francën, e cila është poshtëruar nga shprehja e një hakmarrjeje që ka arritur nivele të papara urrejtjeje. Nuk kam asnjë dyshim. E vërteta do të triumfojë. Por çmimi që do të paguhet do të jetë i madh…”
Dje pasdite, disa orë para se të nisej për në burg, Sarkozi u prit në Pallatin Elysee nga Emmanuel Macron, ndërsa dihet se edhe Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, planifikon ta vizitojë atë gjatë burgosjes së tij. Vendimi specifik i Darmanin është pritur me komente dhe shqetësime të konsiderueshme, kryesisht nga opozita, pasi e interpretojnë atë si një përpjekje për të ndikuar në gjyqësor. /Dosja.al
nicolas sarkozy
Bota
21 Tetor 2025, 08:25
E. D
Donald Trump dhe Jared Kushner
SHBA- Historia e Jared Kushner është një takim i rrallë pushteti, ndikimi familjar dhe cinizmi...
Bota
21 Tetor 2025, 08:10
E. D
foto ilustruese
BUDAPEST- "Nëse bëhen përpjekje për arritjen e paqes, dhe nëse kushti për këtë është, q&...
Bota
21 Tetor 2025, 08:06
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tërhoqi vëmendjen, që të mos i imponohet U...
Bota
21 Tetor 2025, 07:53
E. D
foto ilustruese
RUSI- Në fillim të këtij muaji, njësitë e mbrojtjes ajrore në qytetin Lviv në perëndim të Ukr...
Bota
21 Tetor 2025, 07:40
E. D
Sanae Takaichi
JAPONI- Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, Sanae Takaichi, fitoi një votëbesim në ...
Bota
21 Tetor 2025, 07:37
E. D
foto ilustruese
ITALI- Italia synon të rrisë me 50% taksën e sheshtë mbi të ardhurat e huaja të individëve të pasu...
Bota
20 Tetor 2025, 22:53
E. D
foto ilustruese
SERBI- Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të h&eu...
Bota
20 Tetor 2025, 22:12
M.L
Gjykata Supreme e SHBA
SHBA- Në një vendim që ka përçarë prej kohësh Shtetet e Bashkuara, Gjykata Supreme vendosi t&eu...
Bota
20 Tetor 2025, 22:03
M.L
Foto ilustruese
PARIS- Një person u vra nga një tornado që goditi rajonin Val d'Oise, në veri të Parisit, tha Minis...
Bota
20 Tetor 2025, 21:48
M.L
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e përshkroi takimin e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump&nbs...