21 Tetor 2025, 07:40
Nga E. D
Sanae Takaichi
JAPONI- Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, Sanae Takaichi, fitoi një votëbesim në dhomën e u Ulët të parlamentit të martën, duke u bërë gruaja e parë që betohet si kryeministre në Japoni. 64-vjeçarja mori 237 vota, duke fituar më shumë se gjysmën e Dhomës së Përfaqësuesve me 465 anëtarë.
Konservatorja 64-vjeçare njihet si “Zonja e Hekurt” e Japonisë, ajo është një admiruese e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher. Kjo është përpjekja e saj e tretë për tu bërë udhëheqëse, ndërsa është kryeministrja e katërt në 5 vjet nga partia e saj e goditur nga skandalet, LDP.
Takaichi është duke pritur miratimin formal nga dhoma e lartë për tu betuar sonte si kryeministrja e 104-t e Japonisë, duke pasuar Shigeru Ishibën, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar.
Një politikane konservatore, fanse dhe bateriste e grupit Iron Maiden, Takaichi merr përsipër rolin ndërsa Japonia përballet me probleme ekonomike në rritje dhe një peizazh politik të fragmentuar dhe të bllokuar dhe vetëm disa ditë para një vizite të planifikuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Pikëpamjet e saj thellësisht konservatore kanë shqetësuar disa anëtarë të partisë së qendrës. Ajo mbështet rishikimin e kushtetutës pacifiste të Japonisë dhe viziton shpesh një vend të shenjtë lufte të diskutueshëm që përmban emrat e të dënuarve për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Situata aktuale e gjen atë përballë sfidave të rëndësishme, ku përballimi i çmimeve të larta të mallrave është një nga më të mëdhatë. Çmimi i orizit, një ushqim bazë në Japoni, është pothuajse dyfishuar që nga viti i kaluar.
Ekziston gjithashtu edhe dhimbja e vazhdueshme e rënies së lindjeve në Japoni, tkurrja e fuqisë punëtore dhe rritja e popullsisë në plakje. Ekziston gjithashtu një reagim publik në rritje kundër imigracionit masiv. Dhe sigurisht që është administrata Trump dhe tarifat që ajo vendosi, të cilat tronditën ekonomitë aziatike në fillim të këtij viti./Dosja.al
sanae takaichi
Bota
21 Tetor 2025, 07:37
E. D
foto ilustruese
ITALI- Italia synon të rrisë me 50% taksën e sheshtë mbi të ardhurat e huaja të individëve të pasu...
Bota
20 Tetor 2025, 22:53
E. D
foto ilustruese
SERBI- Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të h&eu...
Bota
20 Tetor 2025, 22:12
M.L
Gjykata Supreme e SHBA
SHBA- Në një vendim që ka përçarë prej kohësh Shtetet e Bashkuara, Gjykata Supreme vendosi t&eu...
Bota
20 Tetor 2025, 22:03
M.L
Foto ilustruese
PARIS- Një person u vra nga një tornado që goditi rajonin Val d'Oise, në veri të Parisit, tha Minis...
Bota
20 Tetor 2025, 21:48
M.L
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e përshkroi takimin e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump&nbs...
Bota
20 Tetor 2025, 21:27
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Një sulm me dronë ukrainas ndaj një fabrike gazi në Orenburg të Rusisë – një nga ob...
Bota
20 Tetor 2025, 21:01
M.L
Foto ilustruese
REPUBLIKA ÇEKE- Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të skuterëve elektrikë nga jana...
Bota
20 Tetor 2025, 20:34
M.L
Nicolas Sarkozy
FRANCË- Nicolas Sarkozy, dikur një udhëheqës dinamik dhe kontrovers i cili premtoi të transformonte Francën, ...
Bota
20 Tetor 2025, 20:15
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të fillojë dënimin e tij me pesë vjet burg të martën...
Bota
20 Tetor 2025, 20:02
M.L
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe ...