Bota

PAMJE kaotike nga Parisi! Tornado godet veriun e vendit, shkatërron gjithçka i del para, një viktimë e dhjetëra të plagosur

Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

20 Tetor 2025, 22:03 Nga M.L
PAMJE kaotike nga Parisi! Tornado godet veriun e vendit, shkatërron
Foto ilustruese

PARIS- Një person u vra nga një tornado që goditi rajonin Val d'Oise, në veri të Parisit, tha Ministri i Brendshëm Laurent Nunez. Ministri tha se po monitoronte situatën dhe se shumë njerëz të tjerë u plagosën nga tornadoja. Videot e postuara në mediat sociale tregojnë tre vinça që rrëzohen nga tornadoja që goditi periferitë e Parisit.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

tornado ne paris

Sondazh

Poll