Bota

"Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin", Trump bën kërcënimin e radhës: Nëse nuk sillen mirë, do t'i eliminojmë

Në deklaratat e së hënës nga Shtëpia e Bardhë, ku priti kryeministrin australian Tony Albanese, presidenti amerikan fillimisht tha se "kemi një problem me Hamasin. Ky problem do të zgjidhet shpejt, sepse ata po e shkelin marrëveshjen".

20 Tetor 2025, 19:36 Nga M.L
"Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin", Trump
Donald Trump

SHBA- Hamasi duhet t'i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, përndryshe do të pësojë pasoja të rënda, theksoi Donald Trump. Në deklaratat e së hënës nga Shtëpia e Bardhë, ku priti kryeministrin australian Tony Albanese, presidenti amerikan fillimisht tha se "kemi një problem me Hamasin. Ky problem do të zgjidhet shpejt, sepse ata po e shkelin marrëveshjen".

Ai shtoi se nuk besonte se udhëheqja e organizatës ishte fajtore për situatën: Disa rebelime midis tyre dhe ata vranë disa njerëz. Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin, ata do të sillen mirë, do të jenë të sjellshëm. Nëse nuk e bëjnë, ne do t'i eliminojmë. Ata do të eliminohen dhe ata e dinë këtë.

Ai tha gjithashtu se Hamasi “është një grup i dhunshëm, siç ndoshta e keni vërejtur gjatë 100 viteve të fundit”.

“Ata bënë gjëra që nuk duhet t’i kishin bërë dhe nëse vazhdojnë t’i bëjnë, ne do të ndërhyjmë dhe do t’i korrigjojmë. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe në një mënyrë mjaft të dhunshme”, shtoi ai.

donald trump

Sondazh

Poll