Aktualitet

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, Gjykata Tiranë dënon motrat, Mariela dhe Antonela Berisha

Berisha do të vuaj vetëm 2 vite, pasi 1 vit iu ul për shkak të gjykimit të shkurtuar.

20 Tetor 2025, 12:58 Nga I.A
Dhunuan barbarisht Klea Prengën, Gjykata Tiranë dënon motrat,
Mariela, Antonela Berisha dhe Klea Prenga

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar ditën e sotme me 3 vite burg Marinela Berishën për dhunimin e blogeres Klea Prenga. Berisha do të vuaj vetëm 2 vite, pasi 1 vit iu ul për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërsa motra e saj Antonela Berisha është dënuar me 3 vite me shërbim prove, dhe i është ulur 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean./Dosja.al

antonela berisha mariela berisha klea prenga

Sondazh

Poll