Politike

Ngjarjet e fundit kriminale në Sarandë, reagon Ina Zhupa: Ngjarjet kriminiale janë refren në Sarandë, Policia e Shtetit të reagojë jo të numërojë viktimat

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Faceook, deputetja e opozitës tha se ka ndarë shpesh shqetësimin publik për këtë gjendje e cila ka përfshirë Sarandën.

19 Tetor 2025, 12:58 Nga E.d
Ngjarjet e fundit kriminale në Sarandë, reagon Ina Zhupa: Ngjarjet
Ina Zhupa

TIRANË- Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike ka deklaruar se qyteti i Sarandës është përballur me ngjarje të shumta kriminale, të cilat jo vetëm cënojë sigurinë individuale të qytetarëve, por prishin edhe rendin publik në komunitet. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Faceook, deputetja e opozitës tha se ka ndarë shpesh shqetësimin publik për këtë gjendje e cila ka përfshirë Sarandën.

Zhupa tha se i ka kërkuar kërkuar Ministrisë së Brendshme nëpërmjet strukturave të policisë së shtetit të reagojë dhe të monitorojë qytetin e Sarandës. Në fund, Ina Zhupa tha se  Policia e Shtetit duhet të reagoj për të parandaluar ngjarjet, dhe jo për të numëruar viktimat mbasi ka ndodhur ngjarja.

 


Deklarata e deputetes Ina Zhupa

Ngjarjet e vazhdueshme kriminale janë bërë refren në qytetin e Sarandës, ku që nga sezoni turistik por dhe tani në muajt e parë të vjeshtës vazhdojnë më rrëmbime, plagosje, vrasje, shpërthime, të cilat rrezikojnë jeten e banorëve të qytetit të Sarandës.

Si deputete e Sarandës kam ndarë shpesh shqetësimin publik për këtë gjëndje, duke i kërkuar Ministrisë së Brëndshme nëpërmjet strukturave të policisë së shtetit të reagojë. Të vër në kontroll dhe të monitoroj terrenin në qytetin e Sarandës. Duhet që Policia e Shtetit të reagoj për të parandaluar ngjarjet, për të qenë ajo pararendëse e asaj që do të ndodhi në Sarandë dhe jo për të numëruar viktimat mbasi ngjarja ka ndodhur./Dosja.al

ina zhupa sarandë policia e shtetit

Sondazh

Poll