Sport

Legjionarët kuqezi, pas fitores me Serbinë, shkëlqejnë klubet e tyre!..

Rey Manaj, Nazmi Gripshi dhe Jasir Asani, ishin autorë golash në fundjavën që lamë pas.

20 Tetor 2025, 10:56 Nga DOSJA

Legjionarët kuqezi, pas fitores me Serbinë, shkëlqejnë

TIRANE - Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës.

Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë. Moment i veçantë ishte për Arbër Hoxhën, i cili e nisi si titullar ndeshjen Dinamo Zagreb-Osijek, ndërsa para takimit mori çmimin si “Lojtari i Muajit” në kampionatin kroat, në vlerësim të paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe kontributit të madh për skuadrën e tij.

Ndërkohë, sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra. Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanelën e klubit arab.

Legjionarët kuqezi, pas fitores me Serbinë, shkëlqejnë

Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana. Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonalë në kampionatin kazak dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Legjionarët kuqezi, pas fitores me Serbinë, shkëlqejnë

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Jasir Asani, i cili i dha fitoren skuadrës së Esteghlal FC ndaj Mes Rafsanjan me një gol vendimtar në minutën e 11-të të takimit.

Në Turqi, Arlind Ajeti ishte protagonist me një asist në barazimin 1-1 të Bodrumspor në transfertë ndaj Erokspor. Qendërmbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për Fredy në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin.

Në Itali, Ylber Ramadani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin mes Lecce dhe Sassuolo, të mbyllur në barazim 0-0. Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë.

Një tjetër lajm pozitiv ishte rikthimi në fushë i Ardian Ismajlit, që ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta në fitoren e Torinos ndaj Napolit.

Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Medon Berisha, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi, të cilët bënë mire në skuadrat e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll