Aktualitet

FOTO/ Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me shtyllën, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

Një 18-vjeçar i cili drejtonte automjeti tip “Chevrolet” me targa greke, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

17 Tetor 2025, 16:25 Nga E.d
FOTO/ Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me
Foto ilustruse

SARANDË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin bregdetar të Sarandës. Një 18-vjeçar i cili drejtonte automjeti tip “Chevrolet” me targa greke, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Nga përplasja e madhe automjeti është përmbysur në trotuar.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz, por dëmi material është i konsiderushëm. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë testin e alkolit për të riun. Nga rezultatet e testit ka dalë që 18-vjeçari Aleksandro Gunella rezultonte në gjendje të dehur. Policia ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërsa po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

saranda aksident aleksandro gunella

Sondazh

Poll