Art&Argëtim

“Do këndoj dhe do mbaj monolog” Vejsiu flet për natën e madhe në Sanremo, batuta me Drini Zeqon: Mos ndërro shumë fust

6 Shkurt 2020, 13:44 Nga DOSJA
“Do këndoj dhe do mbaj monolog” Vejsiu flet për natën

TIRANË– Moderatorja Alketa Vejsiu do të ngjitet mbrëmjen e sotme në skenën e Sanremo, ku do të prezantojë krah partneres së Cistiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Në një prononcim për gazetarin Drini Zeqo të “Opinion”, Vjesiu ka treguar se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e sotme në festival. Vejsiu ka konfirmuar se mbrëmjen e sotme do të këndojë në skenën e Sanremos dhe gjithashtu do të ketë edhe një monolog.

Prononcimi i moderatores Alketa Vejsiu me gazetarin Drini Zeqo:

Vetëm pak orë përpara Sanremos, kuriozitet i madh në Shqipëri se çfarë do të bësh sonte?

Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm, i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…

Dhe përveç kësaj, tjetër?

Do këndoj…Do të këndoj italisht, më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vijë një këngëtar italian…

 Mos ndërro shumë fustane…(Qesh)

Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para.

Gjithashtu në një status në profilin e saj në Instagram, Alketa ka treguar se e kishte parashikuar që një ditë do të mbërrinte në këtë skenë gjigante dhe se do ët reaizonte ëndrrën e saj, teksa publikon një video duke thënë pikërisht këto fjalë. “3 vjet më parë e kisha thënë këtë! Si një premtim ndaj vetes, si një bast profesional, por mbi të gjitha si një ëndërr! Mund ta shihni edhe në Radio Televizionin Shqiptar transmetimin e natës! Në dt 6 Shkurt, Nata e 3! Do të jetë edhe Shqipëria me mua, e di??❤”- shkruan Vejsiu krah videos .

 

 

3 vjet me pare e kisha thene kete! Si nje premtim ndaj vetes, si nje bast profesional por mbi te gjitha si nje enderr! Shihemi neser❤️ Ora 21.00 @rai1official @sanremorai Mund ta shihni edhe ne Radio Televizionin Shqiptar transmetimin e nates! Neser dt 6 Shkurt, Nata e 3! Do te jete edhe Shqiperia me mua, e di??❤️ —- 3 anni fa durante una trasmissione televisiva avevo articolato questo sogno che ha visutto in me da bambina! Per me Sanremo non é un contratto di lavoro o una scomessa professionale, per me Sanremo rapresenta “IL SOGNO”??❤️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu drini zeqo sanremo 2020 alketa vejsiu drini zeqo sanremo 2020

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Shkurt 2020, 11:15

TIRANË– Aktori i njohur Irgen Çela, i ftuar në emisionin “Glamour” ka rrëfyer dhe jetën e tij para se të bëhej i famshëm, mes vështirësive e sakrifi...