Art&Argëtim

“Kam shkuar duke qarë në polici”, këngëtarja shqiptare rrëfen si përndiqej nga i dashuri: Ata s’më besuan

6 Shkurt 2020, 10:33 Nga DOSJA
“Kam shkuar duke qarë në polici”, këngëtarja

TIRANË– Këngëtarja dhe njëkohësisht moderatorja Ana Kabashi ka rrëfyer një histori, që për fat të keq prek shumë femra shqiptare. Ajo ka rrëfyer historinë e saj personale, kur lidhja me një djalë u kthye posesive, aq sa ai e përndiqte, duke bërë që të paraqitej në polici për të kërkuar ndihmë.

Ana ka treguar se edhe pse shkoi për të kërkuar ndihmë, ajo nuk u besua nga autoritet e policisë, dhe ju desh të shkonte përsëri nën shoqërimin e nënës së saj.

E ftuar në “Glamour” moderatorja e ka pyetur për detajet, ndërsa këngëtarja nuk ka nguruar t’i bëjë dhe thirrje autoriteteve të policisë, që t’i vijnë në ndihmë femrave, në situata të tilla.

Ka pasur raste të tilla, edhe ka ndodh, aq e madhe është bërë situata saqë ka shku në polici. Por ka përfunduar mirë dhe shyqyr që ka përfunduar me aq. Nuk ia vlen me fol më shumë sepse është shumë e ndjeshme si për familjen time besoj  edhe për familjen e tij. Ama duhet me thënë diçka se policia duhet të ketë parasysh shumë ankesat e femrave sepse unë kur kam shkuar aty, as më kanë marrë parasysh hiç se kanë menduar që unë po gënjej, derisa unë kam shkuar me mamin tim dhe i kam thënë kjo është ngjarja e vërtetë. Domethënë unë kam shkuar duke qarë në polici, por nuk e kanë marrë parasysh sespe ka edhe raste kur femrat gënjejnë. Prap se prap do i isha lutur që, kur një femër vjen kërkon ndihmë, i lutem  autoriteteve ta marrin parasysh sepse tek ne ka shumë raste të tilla që nuk i ndihmojnë femrat. E gjykojnë femër se thonë hajd se e ke lyp vetë. Jo se kam lyp vet,”- është shprehur Ana Kabashi për “Glamour”.

 

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ana kabashi autoritetet e policisë glamour kengetarja shqiptare perndjekja nga i dashuri ana kabashi autoritetet e policisë glamour kengetarja shqiptare perndjekja nga i dashuri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Shkurt 2020, 09:04

TIRANË- Të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e çdo të mërkure në “Soiree”, ishin dhe çifti i aktorëve të mirënjohur të skenës shqiptare, ...

Art&Argëtim 5 Shkurt 2020, 21:26

TIRANË– Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas daljes së saj në emisionin “Shqipëria Live”.Me anë të një reagimi në Instastory, Shkira zbulon për ...