Sport

Mesfushori i PSG-së, Lee Kang vlerësohet: “Lojtari Ndërkombëtar Aziatik i Vitit”...

Lee Kang-in, mesfushori sulmues ndërkombëtar i Koresë së Jugut, është votuar lojtari më i mirë aziatik i vitit që luan jashtë vendit nga konfederata e tij (AFC). Ai mundi Mehdi Taremi të Iranit dhe Takefusa Kubo të Japonisë. Salem Al-Dawsari (Al-Hilal) i Arabisë Saudite u votua gjithashtu lojtari më i mirë aziatik i vitit që luan në kontinent.

17 Tetor 2025, 10:30 Nga DOSJA

Mesfushori i PSG-së, Lee Kang vlerësohet: “Lojtari

KATAR - Në ceremoninë e "AFC Awards", të organizuar nga Konfederata Aziatike, mesfushori sulmues i gjithanshëm i Koresë së Jugut i PSG-së, Lee Kang-in (24 vjeç, 42 ndeshje, 10 gola) u zgjodh lojtari më i mirë aziatik i vitit të enjten. Ai mposhti iranianin Mehdi Taremi (Inter dhe Olympiakos) dhe japonezin Tafekusa Kubo (Real Sociedad).

Lee Kang-u, i cili shënoi shtatë gola dhe dha gjashtë asiste në 49 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar për PSG-në, është lojtari i parë i PSG-së që fiton këtë çmim, për të cilin nominohen vetëm lojtarë nga jashtë Azisë. 

"I konsideruar si një nga talentet më të mëdha në futbollin aziatik, vendasi i Incheon po shkruan një faqe të re në historinë e futbollit në kontinentin e tij dhe te PSG", tha klubi parizien në një deklaratë të enjten.

Dy lojtare japoneze fitojnë në garën e grave…

Sulmuesi ndërkombëtar saudit, Salem Al-Dawsari (Al-Hilal, 34 vjeç, 97 ndeshje, 24 gola) u votua si lojtari më i mirë aziatik i vitit që luan në kontinent. Ai e kishte marrë këtë çmim që në vitin 2022. Në kategorinë e grave, dy lojtare japoneze fituan: sulmuesja e Chelseat, Maika Hamano (ndërkombëtare) dhe Hana Takahashi (Urawa Reds).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2025, 18:30

Braziliani Raphinha në telashe…

SPANJE - Me pak më shumë se një javë deri në El Clásico në Bernabéu, Flick vazhdon të përcakto...

Sport 16 Tetor 2025, 18:00

Kombëtarja i le vendin Superiores…

TIRANE - Pas ndeshjeve të kombëtares, skuadrat e “Abissnet Superiores” do të zbresin sërish në fushën e lojës. ...