Sport

Raul do të luajë në “El Clasicon” e legjendave në Tokio…

Ndeshja do të jetë në kapitullin e saj të dytë pas suksesit të edicionit të parë, kur të gjitha biletat u shitën për të ndjekur ‘El Clasicon’ e legjendave, ku do te jenë shumë prej tyre…

16 Tetor 2025, 17:45 Nga DOSJA

Raul do të luajë në “El Clasicon” e legjendave

SPANJE - Raúl González Blanco, ish-kapiteni i Real Madridit dhe i ekipit kombëtar spanjol, i bashkohet ekipit të Real Madridit që do të luajë në “Clásico de Leyendas”  kundër “Barça Legends”.

Ndeshja është planifikuar për më 22 nëntor në Tokio, ku do të jenë Guti, Figo, Pepe dhe Morientes, dhe lojtarë të Barças, si Iniesta, Puyol, Rivaldo, Saviola dhe Davids, njoftuan të enjten organizatorët e eventit, NSN dhe ‘Stoneweg Places & Experiences’.

Ndeshja do të jetë në kapitullin e saj të dytë pas suksesit të edicionit të parë, kur të gjitha biletat u shitën për të ndjekur ‘El Clasicon’, të cilën skuadra katalanase e fitoi 2-1 në dhjetor 2024, në të cilën Iniesta dhe Xavi u ribashkuan pas pothuajse një dekade pa luajtur së bashku.

Pas gjashtë sezonesh si trajner i Castilla-s, ekipit rezervë të Madridit, Raúl kthehet në një ndeshje klasike t legjendave, e cila do të luhet në stadiumin Saitama në Tokio.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll