Aktualitet

Sherr mes disa personave në Durrës! Dy të rinjtë përfundojnë të lënduar në spital, njëri prej tyre i goditi me tytën e armës

Mësohet se gjatë sherrit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

17 Tetor 2025, 09:05 Nga M.L
Sherr mes disa personave në Durrës! Dy të rinjtë
Foto ilustruese

DURRËS- Një konflikt i rëndë mes tre personash ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 15 të Durrësit, pranë një pike karburanti. Mësohet se gjatë sherrit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Gjatë përplasjes, njëri nga të përfshirët ka pasur me vete një armë zjarri dhe ka goditur njërin prej personave me tytën e armës. Policia, e cila ndodhej pranë vendngjarjes, kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar të tre personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme hetimore./ Dosja.al

sherr ne durres

Sondazh

Poll