Aktualitet

Dyshohet se vodhi një automjet dhe një celular në Rinas, arrestohet në Lezhë 38-vjeçari! PAMJET që e çuan në 'duart' e policisë

Pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, në Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, organizuan operacionin për kapjen e autorit.

17 Tetor 2025, 08:21 Nga M.L
Dyshohet se vodhi një automjet dhe një celular në Rinas,
Foto ilustruese

LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së një automjeti dhe të një telefoni celular në zonën e Rinasit. Pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, në Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, organizuan operacionin për kapjen e autorit.

Gjatë kontrollit në mjetin e autorit Lorenc Lugja, u gjet dhe një celular, i cili dyshohet se është vjedhur në Rinas. Sakaq vijon puna e Policisë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 38-vjeçari. 

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./ Dosja.al

lorenc lugja vjedhje

Sondazh

Poll