Aktualitet

Filipinet Jugore sërish nën tension! Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter godet vendin

Tërmeti goditi në një thellësi prej 69 kilometrash, vetëm 100 metra nga komuna e Dapës, në provincën Surigao del Norte (jug).

17 Tetor 2025, 07:40 Nga M.L
Filipinet Jugore sërish nën tension! Një tërmet me
Foto ilustruese

SHBA- Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi Filipinet jugore, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), një javë pasi dy tërmete vdekjeprurëse goditën arkipelagun e Azisë Juglindore. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme ose viktima, sipas shërbimeve të emergjencës.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 69 kilometrash, vetëm 100 metra nga komuna e Dapës, në provincën Surigao del Norte (jug).

"Ndjemë një tërmet të fortë, por ishte shumë i shkurtër", tha për AFP-në punonjësi i shpëtimit Ralph Kadalena.

Një javë më parë, dy tërmete të forta - përkatësisht 7.4 dhe 6.7 ballë - goditën ishullin e Mindanaos. Autoritetet thanë se të paktën tetë persona u vranë. Një tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.9, goditi ishullin Cebu në fund të shtatorit, duke vrarë 75 persona dhe duke shkatërruar rreth 72,000 ndërtesa.

Në Filipine, aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv për shkak të vendndodhjes gjeografike në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit e Paqësorit./ Dosja.al

tërmet në filipine

Sondazh

Poll