Aktualitet

Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë/ Grupi pastronte 50 mln euro në vit, ja si financonin me cash trafikun e kokainës (PAMJET)

Siç raportohet përgjegjës për mbledhjen e parave cash, me qëllim për të furnizuar organizatat e trafikut të drogës dhe më pas qarkullimin e miliona eurove fitime ishte një çift kinez.

16 Tetor 2025, 20:22 Nga E. D
Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë/ Grupi
grupi mafioz

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë goditur organizatën mafioze shqiptaro-kineze. Grupi akuzohej për financimin e trafikantëve shqiptarë të drogës në Spanjë. Mediat vendase shkruajnë se grupi mafioz u zbulua pas një hetimi të gjatë të bazuar në përgjime dhe zbërthimin e bisedave dhe se si funksiononte skema.

Siç raportohet përgjegjës për mbledhjen e parave cash, me qëllim për të furnizuar organizatat e trafikut të drogës dhe më pas qarkullimin e miliona eurove fitime ishte një çift kinez. Komploti e kishte epiqendrën në një park industrial në Malaga të Spanjës sipas Guardia Civil dhe ishte i aftë të transportonte 50 milionë dollarë në një vit të vetëm, në xhiron mall-para dhe anasjelltas.

Këta janë përbërësit e një hetimi të Policisë Kombëtare për një komplot të akuzuar për zhvendosjen e gati 50 milionë dollarëve brenda një viti. E gjitha filloi me mbikëqyrjen e një çifti kinez që vizitoi bizneset e bashkatdhetarëve të tyre në Malaga, për të grumbulluar çanta me kartëmonedha.

Në një nga bisedat e dekriptuara, çifti u drejtohet anëtarëve të rrjetit ë tij: “Për nesër na duhen 100 mijë euro”./Dosja.al

policia spanjolle

Sondazh

Poll