16 Tetor 2025, 18:53
Nga E. D
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge që drejtohet nga një shqiptarë. Operacioni ka çuar në arrestimin e 11 personave dhe sekuestrimin e 10 kg kokainë, hashash, mariuanë dhe 40 mijë eurove cash. Siç raportojnë mediat italiane aksioni u zhvilliua në zonat e Aprilia, Teramo dhe Abruzzo. Në aksionin e parë katër persona u arrestuan në flagrancë, ku mes tyre ishte edhe shqiptari që drejtonin laboratorin e paketimit të kokainës në Aprilia.
Gjithashtu u kryen dhjetë kontrolle shtëpish, me mbështetjen e Skuadrave Fluturuese të Pescarës dhe Latinës. Operacioni përfshinte qytetet e Lancianos, Pescarës dhe Aprilias. Në Aprilia, policia sekuestroi 250 gramë kokainë dhe dy pistoleta nga shtëpia e një prej shqiptarëve. Po ashtu u morën dy masa paraprake – një në burg dhe një nën arrest shtëpiak.
Hetimi filloi pas një grabitjeje të kryer më 25 prill kundër një 20-vjeçari nga Chieti, që u sulmua nga një burrë dhe një grua për pazaret e prishura të drogës dhe borxhet e pretenduara, duke e plagosur rëndë me thikë. Hetuesit përcaktuan se sulmi lidhej me një borxh për drogë dhe se dy grabitësit drejtonin një bandë kriminale aktive në shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës në sheshet e Chieti-t dhe Lanciano-s.
Gjatë hetimit, u identifikuan 11 të dyshuar, italianë dhe të huaj, dhe u sekuestrua një pistoletë me numrin serial të hequr. Pjesa tjetër e të ndaluarve u godit në aksionin e dytë. Shqiptari drejtonte laboratorin e kokainës, kurse një çift atë të hashashit e marijuanës.
26-vjeçarja Joyce Cocco dhe 32-vjeçari kubanez Amed Quesada, banorë të Santa Maria Imbaro, merreshin me kanabisin. Shqiptari u akuzua gjithashtu për prodhim dhe posedim të një arme zjarri. Gjithashtu, në burg nga një aksion i mëparshëm ishin 48-vjeçari shqiptar Elton Querreti dhe 37-vjeçari Alessandro Ceroli, nga Lanciano. Për më tepër, gjashtë persona janë akuzuar dhe gjykatësi do të vendosë për kërkesën për masa paraprake./Dosja.al
policia italiane
laboratori2 itali
laboratori1 itali shqiptari
Aktualitet
16 Tetor 2025, 18:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vendimi i plotë i Gjykata Kushtetuese është zbardhur për ndërprerjen e mandatit të gjy...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 17:54
E.d
Foto ilustruse
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhës. Ng...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 17:21
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Bashkia e Vlorë ka paralajmëruar qytetarët dhe banorët e qytetit se nga data 17 deri në 21 tetor,&...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 17:25
E. D
Sonila Bejtja, Bajram Begaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugën Presidentit të Republikës Bajram Begaj për të shpal...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 17:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen e tij për qëndrimin e bashkuar dhe ...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 16:58
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Eduard Danaj është dënuar nga drejtësia greke me brugim të përjetshëm, pasi para një viti vra...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 16:16
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore dhe dy shte...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 15:58
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u qëllua me armë 25-vjeçari. Në pamjet e shfaqu...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 15:36
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK kanë kryer kontrolle sot në shtëpinë e ish-deputetit të...
Aktualitet
16 Tetor 2025, 15:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri u raportun pak më herët te mbikalimi i Rinasit, ku si pasojë një p...