Bota

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngre padi ndaj John Bolton/ FBI gjen dokumente sekrete për armë të shkatërrimit në masë në zyrën e ish-këshilltarit të Trump

Sipas të dhënave të gjykatës, dokumentet i referoheshin armëve të shkatërrimit në masë.

16 Tetor 2025, 19:25 Nga E.d
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngre padi ndaj John Bolton/ FBI
Foto ilustruse

SHBA- Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së do të ngrejë një padi kundër ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump, John Bolton. Mediat e huaja shkruajnë se dy muaj më parë, agjentët e FBI-së gjetën dokumente të shënuara "sekrete" në zyrën e Boltonit në Uashington. Sipas të dhënave të gjykatës, dokumentet i referoheshin armëve të shkatërrimit në masë.

Nëse juria miraton aktakuzën ndaj Boltonit, kjo do të jetë hera e tretë në javët e fundit që një kritik i presidentit amerikan është akuzuar penalisht. Avokati i John Bolton  ka mohuar se klienti i tij ka bërë ndonjë gjë të gabuar. Bolton ishte këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Trumpit. Bolton ishte në këtë pozicion për një kohë të shkurtër gjatë mandatit të pare të Presidentit Donald Trump./Dosja.al

john bolton donald trump fbi

Sondazh

Poll