Bota

Rusia bombardon infrastrukturën e gazit në Ukrainë, sulmet shkaktojnë ndërprerje në tetë rajone

The Guardian raporton se Rusia lëshoi ​​qindra dronë dhe dhjetëra raketa, si dhe bomba rrëshqitëse. Kjo ka shkaktuar ndërprerje në tetë rajone.  

16 Tetor 2025, 19:09 Nga E.d
Rusia bombardon infrastrukturën e gazit në Ukrainë, sulmet
Foto ilustruse

UKRAINË - Një sulm masiv me dronë dhe raketa ruse ka goditur objektet e gazit në Ukrainën lindore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ështv nisur për në Uashington, ku do të takohet me Donald Trump. Ata do të diskutojnë për furnizimin e SHBA-së me raketa lundrimi Tomahawk për Kievin. The Guardian raporton se Rusia lëshoi ​​qindra dronë dhe dhjetëra raketa, si dhe bomba rrëshqitëse. Kjo ka shkaktuar ndërprerje në tetë rajone.  
 
"Rusia lëshoi ​​më shumë se 300 dronë sulmi dhe 37 raketa, një numër i konsiderueshëm i tyre balistikë, kundër Ukrainës. Këtë vjeshtë, rusët përdorin çdo ditë të vetme për të goditur infrastrukturën tonë energjetike." shkroi Zelenskyy në X.
 
Zelenskyy tha se sulmet kishin goditur rajonet e Chernihiv, Kharkiv, Poltava, Sumy dhe Vinnytsia. Autoritetet thanë se sulmet ishin regjistruar në orën 5:30 të mëngjesit. Ato kishin ardhur nga dronë dhe raketa, të cilët kanë shkaktuar dy zjarre në pjesë të ndryshme të objektit.
 
Që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022, Moska ka sulmuar infrastrukturën e energjisë ukrainase çdo dimër, duke e detyruar Kievin të vendosë ndërprerje emergjente dhe të importojë energji nga jashtë. Duke komentuar sulmet, ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se kishte goditur objektet e përdorura nga ushtria ukrainase me raketa Kinzhal në përgjigje të sulmeve ndaj infrastrukturës ruse.
 
"Ka goditje dhe shkatërrime në disa rajone në të njëjtën kohë. Funksionimi i një numri objektesh kritike është ndalur." tha drejtori ekzekutiv i kompanisë ukrainase të gazit Naftogaz Sergii Koretskyi
 
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se sulmet ruse kishin nga 320 dronë dhe 37 raketa. Nga kjo u rrëzuan 283 dronë dhe pesë raketa. Sulmet kishin në shënjestër kryesisht rajonin e Kharkiv në veri dhe rajonin lindor të Poltavas, ku ofruesi më i madh privat i energjisë në vend, DTEK, tha se një strukturë prodhimi gazi ishte mbyllur. Autoritetet thanë se 60% e prodhimit të gazit ukrainas ishte ndalur në sulmet e fundit ruse dhe sulmet ndaj termocentraleve kishin ndërprerë furnizimin me energji elektrike për qindra mijëra njerëz në Ukrainë.
 
Sulmet e fundit erdhën ndërsa ushtria ukrainase tha se trupat e Koresë së Veriut me bazë në Rusi po përdornin dronë përtej kufirit në misione zbulimi. Kjo ishte hera e parë që Kievi raporton një rol beteje për koreano-veriorët. Zelenskyy do të pritet në Uashington të premten për bisedime me Trumpin, pas dy telefonatave midis dy udhëheqësve gjatë fundjavës.
 
Zyrtarë të lartë ukrainas që vizituan Uashingtonin këtë javë u takuan me përfaqësues të prodhuesve të armëve amerikane, përfshirë Raytheon, i cili prodhon raketa Tomahaëk. Zelensky do të takohet gjithashtu me prodhuesit e armëve për të diskutuar se kur mund të fillojnë dërgesat në Kiev. Rusia ka paralajmëruar se dërgimi i raketave Tomahaëk në Ukrainë do të prishte lidhjet e saj me Uashingtonin dhe do të shkaktonte përshkallëzim të mëtejshëm./Dosja.al

ukraina rusia shba

Sondazh

Poll